“Ëndrra përfundoi, por jo dashuria për fanellën kuqezi”/ Protagonistë të Kombëtares, ende shfaqin dhimbjen për eliminimin
Kombëtarja shqiptare e U17 arriti të fitojë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Letonisë. Kuqezinjtë e vegjël të drejtuar nga i Armand Dama triumfuan në këtë sfidë të zhvilluar në ‘Shtëpinë e Futbollit’ me rezultatin 2-0.
Në pjesën e parë kuqezinjtë krijuan disa raste të mira shënimi dhe kontrolluan lojën në pjesën më të madhe të kohës, por nuk mundën të shfrytëzonin mundësitë që patën në dispozicion. Rezultati u zhbllokua në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 48 me Francesko Matjanin, që mbylli një aksion perfekt duke i dhënë avantazhin 1-0 kuqezinjve.
Kombëtarja U17 e ruajti ritmin e lojës edhe në minutat në vazhdim dhe në fund të takimit arriti të dyfishojë rezultatin. Në minutën e 84-t realizoi Francesko Kico, duke vulosur fitoren 2-0 të Shqipërisë U-17 në këtë ndeshje miqësore ndaj Letonisë.
Top Channel