Tjetër fitore për Argjentinën, kampionët e Botës mundin në miqësore përfaqësuesen e renditur në vendin e 115-të në FIFA
Pasi arkivoi suksesin ndaj Irlandës së Veriut, Italia përqendrohet te sfida vendimtare ndaj Bosnje Hercegovinës që do të luhet në mbrëmjen e së martës në Zenica e vlefshme për kualifikimin për në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.
Pas rikthimit në Coverviano në orët e para të mëngjesit të së premtes, trajneri Gattuso iu dha mundësinë të pushojnë për disa orë. Një mbrëmje e lirë, e dobishme për të shkarkuar tensionin e akumuluar në gjysmëfinalen e playoffit dhe për të rikarikuar energjitë mentale pas sforcove të fundit.
Por që nga kjo e shtunë, nis puna serioze. Në orët e pasdites, i gjithë grupi do të jetë në fushë për seancën e parë përgatitore për finalen. Ditën e premte u stërvitën vetëm futbollistët që nuk u impenjuan në ndeshjen e së enjtes, ndërsa tani do të nisë puna taktike dhe atletike për ndeshjen me Bosnjen.
Mbetet për t’u vlerësuar gjendja e Alessandro Bastonit dhe të Gianluca Scamacca, ndërsa të hënën skuadra italiane do të niset për në Zenica. Të Kaltrit do të fluturojnë në Sarajevë dhe më pas me autobus do të shkojnë në stadiumi Bilino Polje, ku do të zhvillohet ndeshja. Është një impiant historik i përuruar në 1972 dhe do të jetë arena e një sfide vendimtare. Ajo që konfirmon klimën e unitetit te Italia është prania e futbollistëve të dëmtuar që do të ndjekin skuadrën në transfertë dhe mes tyre janë Guglielmo Vicario dhe Giovanni Di Lorenzo, simbolë të një shpirti të përkatësisë që Gattuso ka krijuar që nga momenti i marrjes së drejtimit të skuadrës.
Top Channel