Kosova ka nisur përgatitjet për finalen e madhe me Turqinë ku në lojë është kualifikimi historik për në Botërorin e kësaj vere.

Nën drejtimin e Franco Fodas, ‘Dardanët’ këtë të shtunë zhvilluan seancën e parë stërvitore në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për këtë përballje të madhe që do ta bëjë Kosovën të shkruajë historinë nëse do të kalojë skuadrën e Vincenzo Montellas

Ndonëse në kushte atmosferike me reshje shiu, te kombëtarja e Kosovës raportohet se atmosfera ishte shumë e mirë me futbollistët që dukeshin shumë të përkushtuar dhe me energji shumë të mirë

Në dispozicion të trajnerit Foda ishin të 25 futbollistët e grumbulluar me trajnerin gjerman që ka mundësinë më të mirë për të përcaktuar strategjinë për këtë përballje të madhe me Turqinë e cila do të luhet në mbrëmjen e 31 marsit dhe do të transmetohet në platformën Digitalb

Top Channel