Kombëtarja U17 i imponohet Letonisë në ndeshjen e dytë miqësore
Pas fërshëllimës së fundit të Anthony Taylor në sfidën mes Polonisë dhe kombëtares shqiptare, futbollistët kuqezi nuk e fshehën dëshpërimin për eliminimin në raundin e playoffit aq sa një pjesë e tyre preferuan të mos flisnin përpara medias.
Elseid Hysaj ishte një prej tyre me shkodranin që vetëm një ditë pas kësaj disfate vendosi të thyejë heshtjen përmes një postimi në rrjetet sociale.
‘Ëndrra ndaloi, por jo dashuria për këtë komb, për këta tifozë, për këtë fanelë-shkruante Hysaj në postimin e tij duke marrë mbështetjen e futbollistëve të tjerë të Kombëtares teksa komentuan mesazhin e tij.

Në rrjetet sociale reagoi edhe Myrto Uzuni që edhe kur foli përpara medias e kishte të pamundur të fshihte trishtimin e tij teksa dëgjohej qartë zëri që i dridhej.
‘Ndonjëherë futbolli të jep gëzime të mëdha e ndonjëherë të thyen zemrën-shkruan ndër të tjerat Uzuni në Instagram Story teksa fliste për sfidën e së enjtes-dje ishte një nga ato netë që do të donim të harronim, por nuk mundemi. Ëndrra jonë për Botërorin dhe dhimbja është e madhe. Kjo kombëtare na bëri të besojmë, na bashkoi, na dha emocione që nuk përshkruhen me fjalë. Nga fillimi deri në fund kemi dhënë çdo gjë, në çdo sakrificë, në çdo moment kemi mbrojtur flamurin. Por sot jemi të mërzitur, por mbi të gjitha jemi krenarë sepse kjo fanelë nuk është thjesht futboll, është zemër, është flamur, është identitet. Ëndrra mbaroi për këtë herë…por dashuria për Kombëtaren nuk mbaron kurrë. Do të rikthehemi më të fortë. Forca Kombëtarja’.

Top Channel