‘Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër’/ Kryeministri Albin Kurti i gëzohet suksesit historik të ‘Dardanëve’

27/03/2026 00:27

Kosova i afrohet gjithnjë e më shumë ëndrrës së madhe të Botërorit teksa arriti të marrë një fitore të madhe ndaj Sllovakisë në transfertë ku do të presë Turqinë në ‘Fadil Vokrri’.

Një sukses që padyshim e ka entuziazmuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti i cili menjëherë pas ndeshjes iu drejtua rrjeteve sociale për të shfaqur gëzimin e tij të madh për këtë fitore të madhe të Dardanëve.

‘Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë! Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit te ne. Loja e shkëlqyer dhe realizimet precize do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë. Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam. Aq shumë dëshiruam, saqë fituam shumë. Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër’-shkruante Albin Kurti në Facebook.

Kosova do të luajë ndeshjen më vendimtare me Turqinë në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës në 31 mars, një sfidë që do të transmetohet në platformën Digitalb.

 

Top Channel