U zëvendësua në ndeshjen me Rumaninë, Calhanoglu nuk ka probleme, lehtësohet Interi
‘Preferova të tjerë futbollistë’-kështu u justifikua Thomas Tuchel kur u pyet se përse nuk e grumbulloi Trent Alexandër-Arnold për ndeshjet e Tre Luanëve të muajit mars.
Mungesa e futbollistit të Realit të Madridit në listën e 35 lojtarëve të përzgjedhur nga trajneri gjerman ishte një surprizë e madhe. Gjithçka tregonte se Alexander-Arnold, pas 9 muajsh do të kthehej në kombëtaren angleze, sidomos pas protagonizmit të fituar së fundmi me Los Blancos. Por jo, Thomas Tuchel preferoi të thërrasë Tino Livramento (Neëcastle) dhe Djed Spence (Tottenham).
Madje, Tuchel nuk e thirri Alexander-Arnold as në momentin e problemeve me Quensah që e detyruan të bëjë ndryshime në listë me teknikun gjerman që thirri Ben Ëhite, mbrojtësin e djathtë që luan si zëvendësues te Arsenali. Një vendim ky që e la jashtë Alexander-Arnold. Vetë Tuchel pohoi se lënia jashtë përfaqësueses angleze e mbrotjësit të Realit të Madridit ishte një vendim i vështirë dhe në një pikë edhe i padrejtë. Tuchel, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Uruguajin foli për këtë çështje
‘E di që lënia jashtë skuadre e një futbollisti si Trent, krijon një boshllëk-tha Tuchel-kemi folur në telefon dhe tentova t’i shpjegoj situatën. Ai duhet ta pranojë. Është vetëm një vendim. Një vendim sportiv, por vendime të tilla duhen marrë’
Megjithatë lënia jashtë skuadrës së Anglisë e Alexander-Arnold për ndeshjet e këtij muaji nuk do të thotë se futbollisti i Realit të Madridit do të lihet jashtë ekipi edhe për Botërorin e kësaj vere
‘Jo, nuk është ky rasti. Luajmë me një strukturë pak më ndryshe dhe për momentin ai nuk përshtatet me pikat e tyre të forta-shtoi Tuchel-ky nuk është faji i tij, aspak. Ka edhe shumë ndeshje për të luajtur. Do të zhvillojë çerekfinalet e Ligës së Kampioneve me Bayernin e Mynihut, që janë të rëndësishme si për të ashtu edhe për mua. Do të analizojmë të dhënat dhe do të shohim videot e tij, kështu që ai ende nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë në Botëror
Top Channel