Deputetja e PS-së, Sara Mila, ka folur në “Goca dhe Gra” për jetën e saj politike, tashmë në Kuvendin e Shqipërisë.

Ajo u shpreh se situatat në Kuvend janë një teatër jo i bukur, por jo aq tragjik sa transmetohet sipas deputetes socialiste.

Kisha emocione përpara se të hyja, do të gënjeja nëse do të thoja që nuk e ka salla atë madhështi. Do të kisha dashur të ishte edhe përmbajtja në nivelin e asaj salle. Një teatër që nuk është aq i bukur, nuk është historia aq tragjike sa duket në kamera. Do të doja që historia të ishte më e vërtetë.

Të ta jap një shembull personal, se nuk ka shumë vite që jam në parlament. Unë e ndaj kohën time në zonën ku jetoj me punët e parlamentit, të jem e sinqertë kanë qenë më të shtuara, ka qenë një madat më i ngjeshur. Jam munduar të ruaj një balancë.

Më ka prekur komenti i zonjës Topalli se i mungojnë parlamentit deputetët e vjetër. Nuk e ka thënë aq ëmbël ajo, ti e the ëmbël. Ajo nuk është mbajtur ndonjëherë për të folur të butë, ishte Brenda karakterit të saj. Ne shqiptarët themi a të dogji, po më dogji. Unë mendoj se jemi përfaqësues edhe të gjeneratës që përfaqësojmë”, u shpreh Mila.

Top Channel