“Mungesa e tij ndihet çdo ditë”/ Vajza e Dr. Florit përlotet në ‘Goca & Gra’ kur kujton të atin, flet dhe për lojën e Mirit në BBVIP: I vetmi që…

27/03/2026 23:01

E ftuar këtë të premte në “Goca dhe Gra” ishte vajza e Dr. Florit, Kaltrina Kondi.

Në një rrëfim prekës për babanë e saj të ndjerë, ajo nuk i mbajti dot lotët, duke thënë se ia ndjen mungesën çdo ditë.

“Nga tiparet ngjaj me babin. Nga tipi, ngjaj me të dy. Ajo që diskutonte babi ishte që unë të kisha një të ardhme të mirë. Të isha e shkolluar. Unë po ndjek atë që dua dhe besoj se ai është shumë krenar.

Mungesa e tij ndihet çdo ditë. Ka periudha që i kaloj shumë keq. Kur shoh të tjerët që janë në diplomim me mamin dhe babin”, u shpreh ajo.

Më pas Kaltrina u pyet dhe për lojën e Mirit brenda Big Brother VIP, duke thënë se ai është banori i vetëm që nuk ka ofenduar dhe sipas saj, do të jetë fituesi i këtij edicioni.

“Banorët, shumë të mirë janë të gjithë. Aty është një lojë. Kanë të mirat dhe të këqijat e tyre. Por për mua, vetëm Miri. Raporti i Selin dhe Mirit është një raport i keqkuptuar. Nuk më është dukur diçka më shumë se lojë.

Mirin e shoh si lojtarin e vetëm që nuk ka ofenduar. Shumë i fortë, ka duruar shumë. Çfarë do ndryshoja unë te Miri? Mos të ishte i mirësjellshëm me banorët që nuk ia duan të mirën. Me Rogertin ka një lidhje shumë të mirë shoqërore, por në fund të ditës aty është vetëm një lojë.

Unë i kam thënë Mirit të futej. Jam gëzuar shumë. I kemi dërguar mesazhe në ‘Big Love’. Jam shumë krenare. Vajza e Mirit e sheh përditë, ashtu si ne. Normal nuk është ndjerë mirë nga akuzat që ka dëgjuar. Por edhe ajo është krenare për babanë e saj”, shtoi Kaltrina.

Top Channel