Irani dënon sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore: Po ju paralajmërojmë, do të paguani çmim të rëndë

27/03/2026 22:54

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, ka dënuar ashpër sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke paralajmëruar se Izraeli do të përballet me një “çmim të rëndë” për këto veprime.

Sipas raportimeve, forcat izraelite kanë goditur disa objektiva strategjikë të premten, përfshirë një uzinë uraniumi dhe një reaktor uji të rëndë në Iranin qendror. Sulme janë raportuar edhe në qytetin e Esfahanit, ku janë shënjestruar dy fabrika çeliku, sipas Republikës Islamike.

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur në një nga këto sulme.

Reagimi i Teheranit vjen vetëm disa orë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se vendi i tij mund të vonojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike iraniane nëse rihapet kanali i Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të naftës.

Në një reagim publik, Araghchi theksoi se Izraeli pretendon se ka vepruar në koordinim me SHBA-në, duke shtuar se sulmet bien ndesh me afatin e dhënë nga Uashingtoni për çështjen e ngushticës.

“Do të ketë një çmim të rëndë për krimet izraelite”, deklaroi ai.

Top Channel