“S’është as pushtimi turk pas vdekjes së Skënderbeut, as ai italian”, analiza e Fugës pas humbjes së Kombëtares: S’ka lidhje patriotizmi me një lojë me top
Për herë të parë në “Goca dhe Gra” deputetja e PS-së, Sara Mila ka folur për familjen e saj, teksa nuk mungoi dedikimi romantik për partnerin.
Gjatë intervistës për herë të parë është shfaqur një fotografi familjare, ku deputetja Sara Mila është shprehur që bashkëshorti i saj e ka shtyrë që ajo të aplikojë për deputete në Qarkun e Elbasanit.
“Vajza ime 3 vjeçe dhe bashkëshorti im, unë s’e di a ka shembull më të bukur dhe dëshmi më të fortë dashurie që të lejosh vajzat në Shqipëri që të bëjnë një punë politike edhe ai më ka shtyrë të aplikoj edhe më ka thënë që e bëj më mirë se askush, ai është mbështetësi im më i madh dhe e falënderoj shumë”, tha deputetja.
Moderatoret e emisionit i kanë kërkuar deputetes që të bëjë një dedikim romantik për bashkëshortit ku ajo është shprehur:
“E di që po na shikon, ai s’e do jetën publike edhe është bërë pishman edhe për atë foto. Nuk do ta nisja me të dua por për një kërkesë falje se ky ka qenë viti i 11 dhe këtë vit ne nuk jemi parë shumë këto kohë edhe i them më fal edhe të dua”, tha Sara Mila.
Top Channel