‘Faleminderit që na bëtë të besojmë, të ëndërrojmë’/Presidenti Armand Duka, mesazh inkurajues për Kombëtaren pas disfatës…

27/03/2026 01:17

Kombëtarja shqiptare në Varshavë pa që t’i ndërpritej një ëndërr teksa u mposht nga Polonia në një ndeshje ku me pak në shumë vëmendje dhe përqendrim, mund të kishte një rezultat tjetër.

Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka pas përfundimit të ndeshjes ka reaguar teksa në rrjetët sociale dha një mesazh inkurajues për futbollistët kuqezi.

Mesazhi i plotë i presidentit Duka: 

‘Sonte nuk është një natë për të ulur kokën. Përkundrazi. Është një natë për të qëndruar drejt dhe për t’u mburrur me këtë skuadër, me këta djem që në çdo minutë të lojës tregojnë shpirt, karakter dhe atë gjë që nuk mësohet. Gjakun shqiptar. Po, kjo humbje dhemb. Dhemb sepse na ndërpret një ëndërr që e kemi ndërtuar prej vitesh dhe që sot dukej më pranë se kurrë. Por ajo që këta djem treguan në fushë është më shumë se një rezultat. Është një premtim. Është prova se kjo është, pa asnjë dyshim, skuadra më e fortë dhe më e bukur që kemi pasur ndonjëherë. Faleminderit që na bëtë të besojmë. Faleminderit që na bëtë të ëndërrojm. Sot, çuna, nuk ka humbje që e zbeh krenarinë që ndjej për ju’-shkruante kreu i FSHF në postimin e tij në rrjetet sociale

Top Channel