Çështja Prestianni, UEFA sanksionon Benfica për racizëm
Ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Kështu sfidat gjysmë finale do të luhen në datat 28-29 prill dhe 5-6 maj. Kështu në 28 prill do të luhet sfida mes fitueses së çiftit Paris Saint Germain/Liverpool me fituesen e Real Madrid/Bayern Mynih, ndërsa në 29 prill është programuar ndeshja mes fitueses së Barcelona/Atletico Madrid dhe Sporting Lisbonë/ Arsenal.
Në 5-6 maj do të luhen ndeshjet e kthimit, ku në datën 5 maj do të luhet sfoda mes fituesve Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal, ndërsa në 6 maj do të jetë sfida e kthimit mes fituesve PSG/Liverpool dhe Real Madrid/Bayerm
Ndërsa finalja e madhe e Ligës së Kampioneve do të luhet në 30 maj në Budapest në orën 18:00 pasi të jenë zhvilluar edhe finalet e Europa dhe Conference League.
Top Channel