Nga VAR te eliminimi i ‘rasteve Bastoni’/ FIFA miratoi 5 rregulla të reja në kuadër të Botërorit 2026
Turqia bën një hap të madh drejt fazës finale të Botërorit. Skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella arriti t’i imponohet Rumanisë së Mircea Lucescut në gjymëfinalen e playoffit në rrugëtimin B të UEFA duke e mundur me rezultatin 1-0.
Ishte një ndeshje ku skuadra turke e pati shumë të vështirë të gjejë hapësira pasi Rumania ishte e vendosur mjaft mirë në mbrojtje. Rezultati u zhbllokua në fillimin e pjesës së dytë, kur Arda Guler me një pasim të gjatë arriti të gjejë Ferdi Kardiouglu.
Pas këtij goli të dyja skuadrat patën shanse shënimi në portat respektive por asnjëra prej tyre nuk mundi t’i konvertojë në gol dhe sfida u mbyll 1-0 për Turqinë që tani ka edhe një pengesë tjetër për të kaluar për të arritur në fazën finale të Botërorit; Sllovakinë ose Kosovën.
Shiko këtu golin e Turqisë
Top Channel