Ka rrëmbyer gjithçka në pankinë, fitues me kuajt, por është magjistar edhe në kazino.

Talentet e Massimiliano Allegrit shtohen pas rrëfimit kurioz të bërë nga Gianluca Atzori, ish shok skuadre me trajnerin aktual të Milanit në kohët e Perugias, teksa zbuloi një prapaskenë të këndshme.

Allegrit i pëlqente kazinoja, dinte të luante-tregon Atzori, tashmë 55 vjeçar në ‘DoppioPasso Podcast’-shkuanim të luanim në Venezia (ishte sezoni 1995-96) dhe Allegri tha se nëse do të fitonim, do të shkonim në kazino dhe për këtë arsye na kërkoi të merrnim me vete edhe veshjet. Unë dhe Cristiano Giunti morëm 500 mijë lireta secili dhe ia dhamë Allegrit që kuptoi numrin e duhur gjatë rrotullimit të topit; kujtoj se Massimiliano gëzoi si një fëmijë 2 vjeç dhe ne e fituam një shifër 36 herë më të lartë. në këtë pikë Allegri bëri edhe një lojë tjetër duke e dyfishur vlerën e vënë ne lojë, nga 3.6 milionë kaluam në 7 milionë dhe fituam 10 milionë në vetëm 2 lojë, nga këto 2 milionë ai ia dha krupierit si bakshish. Nuk e kuptova se nëse i jep një bakshish të mirë krupierit, ai mirë apo keq përpiqej të conte topin te numrat e tu, sepse e dinte që do të merrte një bakshish të majmë’.

Me fjalë të tjera, Allegri ka qenë një strateg  si në pankinë ashtu edhe në një tavolinë loje.

Top Channel