Me ardhjen e Massimiliano Allegrit, Milani ka përfituar sidomos në fazën mbrojtëse dhe të njëjtën gjë mund ta thuash edhe për Strahinja Pavlovic.

I ardhur në verën e 2024 për 20 milionë euro nga Salzburgu, sezonin e kaluar mbrojtësi serb u përball me një futboll ndryshe në një nga sezonet më të vështirë të kuqezinjve

‘Vesi’ i shënimit të golave; kurba  realizuese e mbrojtësit. Por këtë sezon, ai, ashtu sikurse nga pak të gjithë në Milanello, ndryshoi totalisht duke u shndërruar në një shtyllë të vërtetë  në qendër të mbrojtjes milaniste që është mbrojtja e dytë më e mirë së bashku me Romën në Serie A pas asaj të Comos. Por jo vetëm kaq, Pavlovic këtë vit zbuloi dhe kënaqësinë e shënimit të golave. Ose thënë më mirë, më shumë e ka përforcuar këtë aftësi, sesa e ka zbuluar duke qenë se në sezonin 2024-25 shënoi 2 gola, në 35 ndeshje, ndërsa këtë vit deri në muajin mars ka arritur në 4 gola të shënuar

Sirenat angleze; plani i Chelsea për t’i rrëmbyer Pavlovic, Milanit. Për të konfirmuar aspektin realizativ të Pavlovic mjafton të shohësh gjuajtjen e tij në ndeshjen ndaj Torinos, që 25 vjeçari e bën shpesh në stërvitje. Një manovër që ndoshta ka bindur akoma më shumë Chelsea për të tentuar ta sjellë në Londër në verën e këtij viti. Sipas të përditshmes ‘Corriere Dello Sport’, çmimi i mbrojtësit është 40 milionë euro, por Milani e shikon si pikë referimi për të ndërtuar mbrojtjen edhe për sezonin e ardhshëm dhe jo më kot ka nisur manovrat për rinovimin e kontratës me futbollistin deri në vitin 2031. 

Top Channel