Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka miratura 5 rregulla të reja që do të aplikohen duke nisur nga Botërori i kësaj vere që do të zhvillohet në SHBAm Kanada dhe Meksikë në 11 qershor deri në 19 korrik. Gjithçka nis me modifikimin e rregullores së kartonit të dytë të verdhë që sjell kartonin e kuq.

Sistemi VAR, tani do të mund të ndërhyjë dhe të heqë kartonin e dytë të verdhë, ashtu sikurse në momentin kur akordohet gabimisht një goditje këndi nga arbitri në fushën e lojës. Dhe duke qëndruar te arbitrat, këta të fundit do të duhet të numërojnë sekondat që do të marrin futbollistët që do të zëvendësohen për të lënë fushën e lojës. Nëse do të kalohet koha prej 60 sekondash në dispozicion për të hyrë futbollisti tjetër, skuadra do të mbetet përkohësisht me 10 futbollistë.

Po kështu, për rivëniet e topit në lojë nga vija fundore apo anësore do të duhet të ekzekutohen brenda 5 sekondave; kush do të kalojë këtë kohë do të humbasë zotërimin e topit. Po kështu është miratuar edhe një rregull i ri qe bën kapitenin e skuadrës, figurën e vetme të autorizuar për të folur me arbitrin. Cilido lojtar tjetër që do të kërkojë shpjegime duke rrethuar arbitrin, do të ndëshkohet me karton të verdhë. Risia e fundit ka të bëjë me të dëmtuarit; ata që kurohen në fushën e lojës pas një faulli të pësuar gjatë lojës, do të duhet të dalin dhe të presin 1 minutë përpara se të kthehetnnë fushën e lojës; një rregull ky që vlen për të gjithë përvec rasteve kur futbollistët pësojnë faull të sanksionuar me karton të verdhë.

Top Channel