Te Napoli shpërthen çështja Lukaku. Sulmuesi belg, që pritej në Castel Volturno pasi u largua nga grumbullimi i kombëtares belge, nuk u paraqit në seancën stërvitore të kësaj të enjteje duke shkaktuar zemërimin e klubit.

Një rrufe në qiell të hapur që ndez tensione në skuadër në momentin kyç të sezonit. Vetëm pak ditë më parë, klubi i Napolit dhe Kombëtarja belge përmes një komunikate të përbashkët pohuan se Lukaku largohej nga grumbullimi për t’u kthyer në stërvitje në Castel Volturno. Objektivi për të cilin u bë kjo zgjedhje, është rikthimi në formën optimale të futbollistit në fazën finale të kampionatit, që nëse do ta lejojë Interi, mund të kthehet në një garë të ndezur për titullin në Serie A.

‘Romelu zgjodhi të përqendrohet në stërvitje për të optimizuar më shumë gjendjen e tij fizike. Federata Belge e respekton vendimin e tij dhe i uron fat-shkruhej në komunikatën e qeverisë së futbollit belg.

Vendimi i Lukakut u interpretua kështu: të kthehet menjëeherë të Napoli, siç ka bërë edhe në të kaluarën, për t’u vënë në dispozicion të stafit të Contes dhe për t’u bërë një armë më shumë në këtë fund sezoni. Por mëngjesin e kësaj të enjteje erdhi surpriza e pakëndshme që i la të gjithë pa fjalë; Romelu, që pritej në Castel Volturno për një seancë të dyfishtë stërvitore, në fakt nuk është paraqitur në qendrën stërvitore të kampionëve në fuqi të Italisë.

Sipat të dhënave të para, Lukaku ka mbetur të stërvitej në Bruksel për të qëndruar pranë familjes. në fakt prej pak kohësh, sulmuesi humbi babain e tij, që siç e pohoi ai vetë në një interviste shenjoi thellë në shpirtin e futbollistit. Një mungesë që po bën shumë zhurmë dhe që ka zemëruar Napolin. Mbetet për të parë se çfarë do të bëjë Lukaku; nëse do të bëhet ‘i gjallë’ apo do të vazhdojë të jetë ‘në kërkim’.

Top Channel