Shqipëria luan këtë mbrëmje në Varshavë për të shkruar historinë dhe për t’u afruar një hap më shumë me Botërorin 2026.

Përballë Polonisë, kuqezinjtë do të kërkojnë të marrin vetëm fitoren, që do t’i dërgonte në finalet e play-off-it për një vend në Kupën e Botës “SHBA-Meksikë-Kanada”.

Vendasit shihen favoritë në këtë takim nga ana e basteve, por kuqezinjtë do të tentojnë të përsërisin atë fitore historike tre vite më parë që na kualifikoi në EURO 2024.

Sylvinho ka bërë zgjedhjet e tij sa i përket 23 lojtarëve që do të jenë në dispozicion për këtë duel, ndërsa në tribunë janë lënë Asani, Cake dhe Gripshi.

Sfida do të startojë në orën 20:45 dhe të gjithë do të kenë mundësinë ta ndjekin drejtpërdrejt në DigitAlb.

LIVE:

19:29 Video/ “Blindohet” stadiumi, dhjetëra forca policie në dispozicion për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Vetëm disa minuta na ndajnë nga starti i ndeshjes Poloni-Shqipëri, ndërsa atmosfera në stadium mbetet e ndezur.

18:28 Zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Polonisë, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit

Gazetari i Top Channel, Endi Tufa, ka mësuar rreshtimin e Kombëtares, me Sylvinhon që i ka besuar ekipit që provoi një ditë më parë në stërvitje, me rreshtimin që do të jetë 4-2-3-1.

16:37 Lewandowski e ka “ters” Shqipërinë, mediat polake ngrenë alarmin për kapitenin e tyre para duelit me kuqezinjtë

Mbrëmja e së enjtes pritet të sjellë emocione të forta në PGE Narodowy, aty ku Polonia do të përballet me Shqipërinë në gjysmëfinalet e play off-eve të Kupës së Botës. Por, ndonëse statistikat historike janë në anën e vendasve, mediat polake – përfshirë “Super Express” – kanë ngritur alarmin për formën e liderit të tyre, Robert Lewandowski.

15:02 Pak orë para nisjes së ndeshjes së shumëpritur Poloni-Shqipëri, tifozët ‘veshin’ me flamurin gjigant ndërtesën në Fier

Vetëm pak orë para nisjes së ndeshjes së shumëpritur Poloni-Shqipëri, që do të luhet mbrëmjen e sotme, atmosfera sportive ka pushtuar edhe qytetin e Fierit.

14:38 Sytë nga Polonia për historinë, sa është shuma që do të përfitojë Kombëtarja në rast se kualifikohet në Botërorin 2026

Shqipëria ndodhet dy hapa larg historisë, me mundësinë për të debutuar në Kupën e Botës 2026. Kualifikimi do të sjellë jo vetëm emocion dhe famë ndërkombëtare, por edhe përfitime financiare të konsiderueshme.

13:49 Moti nuk do të jetë problem, merret vendimi i rëndësishëm për stadiumin ku do të luhet Poloni-Shqipëri

Pak orë përpara nisjes së ndeshjes, organizatorët kanë marrë një vendim të rëndësishëm: sfida në stadiumin “PGE Narodowy” do të zhvillohet me çatinë e mbyllur.

13:30 Formacioni i mundshëm/ Muçi dhe Mehmeti në stol, sulmin e udhëheq Uzuni, si pritet të rreshtohet Shqipëria kundër Polonisë

Kombëtarja shqiptare ka kryer seancën e tretë dhe të fundit stërvitore përpara ndeshjes me Poloninë. Gazetari i Top Channel, Endi Tufa, ka mësuar se rreshtimi i mundshëm i Kombëtares do të jetë 4-3-3.

13:01 “Rituali” i çuditshëm para ndeshjes me Shqipërinë, polakët largohen nga presioni i ndeshjes dhe shëtisin në… pyll

Kombëtarja e Polonisë ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për t’u përgatitur për ndeshjen vendimtare ndaj Shqipërisë në “playoff”-et e Kupës së Botës.

12:34 Mbrojtja me tre dhe Lewandowski në krye të sulmit, si pritet të rreshtohet Polonia në duelin me Shqipërinë

Formacionet ende nuk janë zyrtare, por sipas parashikimeve, Polonia pritet të rreshtohet me skemën 3-4-2-1. Kjo nënkupton tre mbrojtës në qendër, krahë të avancuar dhe dy mesfushorë kreativë në mbështetje të sulmuesit të vetëm.

12:16 Video/ Olsi Rama në hotelin e Kombëtares në Varshavë, vizitë surprizë për dy ish-lojtarët e Partizanit

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ishte i pranishëm në hotelin ku ndodhet Kombëtarja shqiptare në Varshavë.

12:10 Kombëtarja dhe Kosova në momentin historik/ Mbështetja vjen dhe nga ylli i pop-it, Rita Ora

Këtyre pragsfidave me atmosferë të zjarrtë në të gjitha trevat shqiptare i është bashkuar dhe ylli ndërkombëtare i muzikës pop, Rita ora që ka shfaqur publikisht mbështetjen si për kombëtaren e Kosovës, ashtu edhe për kombëtaren kuqezi.

10:55 I “tronditi” portën polakëve tre vite më parë, Asani lihet jashtë skuadrës në Varshavë, kush janë dy lojtarët e tjerë që do t’i bashkohen në tribunë

UEFA ka zbuluar listën e skuadrave dhe lojtarëve që do të jenë në dispozicion të trajnerëve për këtë sfidë, ndërsa shihet nga Sylvinho se tre lojtarë do ta ndjekin takimin nga tribuna.

10:39 Vendasit favoritë edhe me mungesa, çfarë parashikojnë bastet për “finalen” Poloni-Shqipëri

Sipas “bookmakers”-ave, kuqezinjtë nuk janë favoritët kryesorë për këtë duel, pasi kuotohen me koeficientin 5.75.

10:29 “Shqipëria është skuadër e vendosur që luan fort”/ Ish-portieri polak i Liverpool-it: Duhet të bëjmë kujdes nga…

Ish-portieri i Polonisë, Jerzy Dudek, ka komentuar përballjen gjysmëfinale të “play-off”-it për Botërorin 2026 ndaj Shqipërisë, duke u ndalur te disa nga pikat kyçe të skuadrës polake.

10:09  Nën ethet e Botërorit/ Kombëtarja, në Varshavë për të bërë historinë…

Sytë dhe veshët e të gjithë shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo do të jenë në Varshavë ku në orën 20:45 skuadra kuqezi ka një takim të madh me historinë teksa do të përballet me Poloninë për të vazhduar me ëndrrën botëror.

Top Channel