Franco Foda dërgoi këtë të enjte në UEFA listën prej 23 lojtarësh që do të jenë në ndeshjen e kombëtares së Kosovës me Sllovakinë në sfidën e vlefshme për playoffin e Botërorit 2026, një sfidë që do të luhet në stadiumin ‘Tehelne Pole’ të Bratislavës dhe që do të transmetohet në platformën Digitalb.

Kosova i mbylli të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje të madhe ku Dardanët do të kërkojnë të arrijnë në finalen e playoffit  që do ta luante në ‘Fadil Vokrri’ përballë Turqisë ose Rumanisë.

Në listën që trajneri i Kosovës ka dërguar në UEFA janë lënë jashtë 2 futbollistë që do ta ndjekin sfidën nga tribuna dhe bëhet fjalë për mbrojtësin Leard Sadriu dhe mesfushorin Vesel Demaku, përsa i përket pjesës tjetër nuk ka ndryshim.

Top Channel