Lamtumira e Mohammed Salah nga Liverpooli, në mënyrë indirekte mund të përbëjë një lajm të mirë për Interin. Klubi zikaltër nuk ka shfaqur interesin për egjiptianin, por largimi i tij nga skuadra e The Reds mund të nisë një efekt domino në merkaton e transferimeve.

Salah është kthyer të jetë në qendër të vëmendjes së klubeve në Arabinë Saudite; Salah është një simbol i botës myslimane dhe fondi PIF është gati të bëjë çmenduri për ta sjellë në Saudi Pro League dhe skuadra që për momentin po ushtron më shumë presion është Al Ittihad. 

Megjithatë Salah ende nuk ka vendosur për destinacionin e tij pasi nuk përjashtohet mundësia e kalimit të tij në Major League Soccer në SHBA, klubet e të cilit po monitorojnë zhvillimet e situatës. Por nëse Salah do të shkojë te skuadra e drejtuar nga Sergio Conceiçao, Interit i hapet rruga pët të marrë Moussa Diaby. Mohammed Salah luan në të njëjtin pozicion me francezin dhe tranferimi i mundshëm i tij te Al Ittihad mund të zbusë pretendimet e klubit për shitjen e një futbollisti për të cilin vetëm përpara 1 viti e gjysmë u paguan 60 milionë euro për ta marrë nga Aston Villa.

Top Channel