Nga VAR te eliminimi i ‘rasteve Bastoni’/ FIFA miratoi 5 rregulla të reja në kuadër të Botërorit 2026
Romelu Lukaku përfshihet në vorbullën e polemikave pasi nuk u paraqit në Castel Volturno për t’u stërvitur me Napolin. Një situatë kjo që të kujton atë çfarë ndodhi në kohët e Interit, me një skenar që duket se po përsëritet; qëndrimi për shumë kohë jashtë fushave, një botëror për t’u luajtur, vendi në skuadër jo i sigurt dhe në fund krisja e raporteve.
Dëmtimi i gjatë, korrik 2022. Romelu Lukaku, i lënë mënjanë te Chelsea bëri gjithçka për t’u kthyer në Milano, vetëm 12 muaj pas largimit të tij nga Interi për vlerën e 113 milionë eurove. Në dhjetor ishte Botërori i Katarit dhe objektivi i sulmuesot ishte të shkonte atje si protagonisht. Por sezoni nuk nisi ashtu siç shpresohej; Lukaku pësoi një dëmtim të rëndë në kofshë që e mbajti jashtë fushave të lojës nga fundi i gushtit deri në fund të muajit nëntor. U rikthye në fushën e lojës në kohë për të shkuar në Katar, por zhgënjimi ishte shumë i madh. Romelu, që nuk ishte në gjendjen më optimale u vu në shënjestrën e kritikave për një sërë rastesh të pastra shënimi të humbura. Këtë vit e njëjta histori; dëmtim, edhe në këtë rast në kofshë dhe 4 muaj jashtë fushave të lojës.
Dualizmi me Xhekon, si ai me Hojlund. Në momentin që u rikthye te Interi, Lukaku zbuloi se vendin e titullarit nuk e kishte më të garantuar; Inzaghi vlerësonte cilësitë e Dzekos që u transferua në Milano pikërisht për të mbuluar vendin e lënë bosh nga belgu e për më tepër trajneri e vlerësoi punën e bërë prej tij gjatë mungesës së gjatë të Lukakut. U krijua kështu dualizmi Dzeko-Lukaku që do të shkojë kështu deri në fund të sezonit. Kulmi arriti në finalen e Ligës së Kampioneve në Stamboll. Në javët e mëparshme, Lukaku kishte udhëhequr zikaltrit në kampionat duke treguar se kishte rifituar formën, por në ndeshjen ndaj Manchester City, Inzaghi preferoi të aktivizojë Dzekon që nga minuta e parë. Një zgjedhje që belgu nuk e pranoi dhe solli edhe në krisjen përfundimtare të raporteve. Aktualisht, përveç finales së Ligës së Kampioneve, skenari është shumë i ngjashëm. Lukaku u kthye në dispozicion pas 4 muajsh ndalesë, në 25 janar dhe që nga ai moment ka luajtur vetëm pak minuta, 64 minuta në 11 ndeshje, madje as goli ndaj Veronës nuk e ndryshoi situatën; titullari i Contes është Rasmus Hojlund.
Krisja e raporteve. Një sërë situatash që të vëna në radhë njëra pas tjetrës sollën krisjen e raporteve me Interin. Marotta kishte synim të ulej në tratativa me Chelsea për ta mbajtur në skuadër(Lukaku ishte kthyer me huazim), por ndërroi mendje pas sjelljes së futbollistit në përfundim të finales së Stambollit. Edhe në atë rast, Lukaku u zhduk dhe nuk iu përgjigjej telefonatave. Ai që i hodhi benzinë zjarrut ishte ‘flirtimi’ me Milanin dhe Juventusin që mbylli përfundimisht çdo shans të qëndrimit të tij te Interi. Kurse tani, Lukaku dha një mesazh shumë të qartë duke mos u paraqitur në Castel Volturno; pakënaqësitë janë gjithnjë e më të forta dhe në këtë pikë nuk mund të injorohen zërat që vijnë nga Belgjika. Portali Voetbalkrant flet me forcë për një zgjedhje jete radikale; për kthimin në shtëpi në radhët e Anderlechtit. Lukaku së fundmi është parë në qendrën sportive të Neerpede të Anderlechtit, zyrtarisht për të ndjekur hapat e parë si futbollist të djalit të tij, Romeo. Por nuk mbeti pa u vënë re as vila luksoze që sulmuesi po ndërton në Dilbeek, vetëm pak kilometra larg stadiumit të Anderlechtit.
Top Channel