Italia nuk mund të gabojë në playoff, Gattuso: Ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime, e di që kam të gjithë kombin mbi shpatulla

25/03/2026 20:58

‘Jam ende i ri, por kam shumë në lojë; me siguri ajo e së enjtes është ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime’-Gennaro Gattuso i ka idetë e qarta në prag të një ndeshje që kombëtarja italiane nuk duhet të gabojë për të mos humbur Botërorin e tretë radhazi.

Mbi trajnerin e 4 herë kampionëve të botës padyshim që është i madh në një ndeshje që do të luhet në stadiumin e mbushur plot e përplot të Bergamos.

‘Humori në skuadër është i mirë, jemi të karikuar-vijoi Gattuso-grupi është vënë në dispozicion, nesër duhen kokë e këmbë. Kundërshtarët tanë besojnë shumë në atë që bëjnë, gjendja e Bastonit është ende për t’u vlerësuar. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe çfarë është në lojë. Mospjesëmarrja në dy botërorë ka qenë një shok dhe për këtë arsye duhet të jemi të ‘tërbuar’’.

Gattuso pranoi se presioni mbi të është i madh, por që ai është mësuar.

‘Kanë qenë 3 ditë shumë të bukur, me një atmosferë të jashtëzakonshme-shtoi Gattuso-do të jetë e nevojshme që të jemi të aftë mentalisht, të dimë të vuajmë dhe të jemi aty. Pastaj, kur të kemi topin, ta luajmë me shpejtësi dhe të cojmë lojtarët në 16-20 m e fundit. Në nivel personal di që kam vendin në shpatullat e mia. Prej 7 muajsh njerëzit më thonë ‘na ço në botëror’. Presioni është i madh por jam mësuar’.

Top Channel