Natyra shqiptare si një udhëtim artistik nga veriu në jug në krijimet e Pashk Përvathit, piktori ekspozon krijimet e reja

24/03/2026 15:47

Natyra shqiptare paraqitet me te gjitha format e relievit në ekspozitën e sapoçelur të Pashk Përvathit.

Piktori prezantoi punimet, te gjitha të realizuara në vitin që lamë pas, që eksplorojnë peizazhin në të gjitha stinët.

Pashk Përvathi, piktor –

Ka qenë një vit jashtëzakonisht i këndshëm dhe frytdhënës për mua. Kam rishkuar në vendet ku shkoj prej vitesh, por me synimin e qartë për të zbuluar më tepër, për të gjetur kënde të reja dhe për t’i pikturuar në momente të ndryshme. Në këtë ekspozitë kemi dhe pranverën, që unë nuk e kam pasur herë të tjera në telajo. Kemi dhe perëndimet e diellit në detin e Shëngjinit. Jam përpjekur ta shoh natyrën në pranverë, me ngjyrat e bukura të vjeshtës, por jam përpjekur të trajtoj edhe madhështinë e dimrit te tablotë nga Malësia e Madhe“, u shpreh piktori.

Nga perëndimi mbi detin Adriatik dhe Jon te pemët e mbuluara nga dëbora në veri të vendit, në telajot e tij, Përvathi synon të zbulojë thelbin e asaj që sheh.

“Jam përpjekur t’i jap frymë, kjo ekspozitë është Shqipëria jonë e bukur. Është Shqipëria sikurse e shoh unë”, tregoi aktori.

Mbi 50 krijimet e artistit do të qëndrojnë të ekspozuara në Galerinë +, me qëllim për të gjetur një shtëpi të re.

“Jam i gëzuar se pikturat e mia kanë shkuar në shtëpi të mira, ne pikturën e kemi si vajzën që duam ta japim në një shtëpi të mirë”, u shpreh Përvathi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB