Zbulohen identitetet e pilotëve që humbën jetën në përplasjen e avionit në Nju Jork, njëri prej tyre ishte në fillimet e karrierës
Irani ka shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar propozime të qëndrueshme që synojnë përfundimin e konfliktit me Shtetet e Bashkuara.
Sipas raportimeve, ditët e fundit ka pasur kontakte indirekte mes palëve, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, megjithëse ende nuk është arritur në negociata zyrtare.
Shtetet e Bashkuara dhe Irani duhet të ulen në tryezën e negociatave në mënyrë që t`i jepet fund menjëherë bllokimit të Ngushticës së Hormuzit, si dhe më gjerë konfliktit në Lindjen e Mesme.
Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u shpreh se përpjekjet e Iranit për të mbyllur këtë rrugë strategjike detare përmes sulmeve ndaj anijeve tregtare të paarmatosura dhe infrastrukturës kritike “duhet të dënohen”. Por në të njëjtën kohë, ajo insistoi në zgjidhjen e krizës.
Ndërkohë autoritetet iraniane kanë emëruar një figurë të njohur për qëndrimet e forta në krye të sigurisë kombëtare, një lëvizje që pasqyron tensionet në rritje në rajon.
Ky emërim vjen pas vrasjes së ish-zyrtarit të lartë të sigurisë, Ali Larijani, më 17 mars. Mohammad Baqer Zolqadr, ish-komandant i Gardës Revolucionare, është zgjedhur për të zëvendësuar Ali Larijanin.
Përditësimet LIVE, 24 mars:
Mbretëria e Bashkuar po shqyrton mundësinë e dërgimit të një anijeje në Ngushtica e Hormuzit, në një përpjekje për t’iu kundërvënë kërcënimit të minave detare që dyshohet se lidhen me Irani.
Njerëzit në Iran kanë ndarë shqetësimet e tyre rreth konfliktit në Lindjen e Mesme. Një vajzë në të 20-at u shpreh se “do vetëm të mbyll sytë dhe ta mbarojë gjithçka”. “Nuk e di si të ndihem. As nuk dua të mendoj për hapat e ardhshëm”, u shpreh ajo.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se konflikti që përfshin Izraelin, SHBA-në dhe Iranin është një “luftë e paligjshme”, e nxitur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke theksuar se pasojat po i ndien e gjithë bota.
17:50 Mbi një mijë viktima në tre javë, Libani publikon shifrat shqetësuese që nga fillimi i luftës
Numri i viktimave nga sulmet e Forcave Mbrojtëse të Izraelit në Liban ka arritur në 1,072 të vdekur dhe 2,966 të plagosur që nga 2 marsi. Të dhënat janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë e Libanit, e cila raportoi se vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 33 viktima dhe 90 të plagosur.
Irani ka shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar propozime të qëndrueshme që synojnë përfundimin e konfliktit me Shtetet e Bashkuara.
16:23 Von der Leyen thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi
Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u shpreh se përpjekjet e Iranit për të mbyllur këtë rrugë strategjike detare përmes sulmeve ndaj anijeve tregtare të paarmatosura dhe infrastrukturës kritike “duhet të dënohen”. Por në të njëjtën kohë, ajo insistoi në zgjidhjen e krizës.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se trupat izraelite do të marrin nën kontroll një pjesë të madhe të Libanit jugor, si pjesë e operacioneve kundër Hezbollahut.
Autoritetet iraniane kanë emëruar një figurë të njohur për qëndrimet e forta në krye të sigurisë kombëtare, një lëvizje që pasqyron tensionet në rritje në rajon.
Një zëdhënës i Komandës Supreme Ushtarake të Iranit ka deklaruar se forcat e armatosura iraniane do të vazhdojnë luftën “deri në fitoren e plotë”.
Irani ka pezulluar eksportet e gazit natyror drejt Turqisë, pas sulmit izraelit në fushën e gazit ‘Parsin Jugor’ më 18 mars.
13:10 Deklaratat e Trump për luftën, akuza pas luhatjeve në bursa: Dikush po përfiton
Tregjet e aksioneve dhe kontratat e së ardhmes për naftën pësuan papritur rritje disa minuta para se Presidenti Donald Trump të bënte njoftimin mbi Iranin të hënën në mëngjes.
13:10 Izraeli shënjestron disa qytete në Liban, 5 viktima dhe disa të plagosur
Sulmet ajrore izraelite dhe goditjet me dronë kanë shënjestruar disa qytete në Libanin jugor dhe në Luginën Bekaa gjatë orëve të fundit, duke shkaktuar të paktën pesë viktima dhe disa të plagosur.
10:25 “NATO mbështet Emiratet”/ Rutte telefonatë me presidentin Mohamed bin Zayed: Dënojmë sulmet iraniane
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u diskutua përshkallëzimi i situatës në rajon dhe ndikimi i saj në sigurinë ndërkombëtare.
08:54 Sulm me bomba thërrmuese në Tel Aviv, 6 të plagosur/ Izraeli kundërpërgjigjet me goditje në Iran
Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me raketa iraniane mbi Tel Aviv, raportojnë mediat izraelite duke cituar shërbimet emergjente.
Raportimet e fundit tregojnë pasojat dramatike të sulmeve ajrore amerikano-izraelite mbi qytetet iraniane, ku qytetarë të shumtë po paguajnë një çmim të lartë.
08:15 “Është vetëm çështje kohe”/ Arabia Saudite dhe Emiratet drejt përfshirjes në konflikt me Iranin?
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mund të jenë gjithnjë e më pranë përfshirjes së drejtpërdrejtë në konfliktin kundër Iranit, pas sulmeve ndaj infrastrukturës së tyre energjetike.
07:39 Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin/ Nafta ‘kapërcen’ sërish mbi 100 dollarë
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se planet për bisedime me Iranin mbeten “fluide”, duke paralajmëruar se çdo spekulim nuk duhet të konsiderohet përfundimtar derisa të ketë njoftime zyrtare.
Gjatë një vizite në Australi, presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi nevojën urgjente për arritjen e një paqeje të negociuar që do t’i jepte fund luftës me Iranin, duke u shprehur se është “thellësisht e shqetësuar” për konfliktin në vazhdim.
Top Channel