Kupa e Botës së Skitë Alpine drejt fundit, Lara Colturi fiton çmimin ‘Rising Star’ si skiatorja më e mirë U21

24/03/2026 19:42

Edhe pse në garën e slalomit special në Lillehammer të Norvegjisë e mbylli në vendin e 16, një rezultat që nuk ishte në standardet e saj, Lara Colturi ka pasur një sezon të shkëlqyer teksa ka arritur rezultate fantastike në Kupën e Botës në Skitë Alpine.

Në përfundim të garës së kësaj të marte, Lara Colturi, që është vetëm 19 vjeç u vlerësua me çmimin ‘Rising Star’(Ylli i së ardhmes) si skiatorja më e mirë nën moshën 21 vjeçare. Kur ka mbetur edhe një garë nga fundi i këtij edicioni të Kupës së Botës, Lara Colturi ka arritur të grumbullojë 535 pikë duke dominuar në këtë kategori grupmoshe, ndërkohe që në renditjen e përgjithshme është në vendin e 15, e 7 në garën e slalomit dhe e 11 në slalomin gjigant 

‘Një vit i suksesshëm i mbushur me performanca mbresëlënëse, qëndrueshmëri dhe skijim të patrembur në skenën e Kupës së Botës!’-kështu shkruante në Federata Ndërkombëtare e Skive në faqen e saj zyrtare  në rrjetin social Instagram teksa vlerësonte paraqitjen e Lara Colturit që edhe në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortinas bëri një paraqitje shumë të mirë teksa arriti të renditej mes 10 më të mirave të në garën e slalomit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB