Emërohet administratori i ri i OSHEE, ja kush e zëvendëson Enea Karakaçin Erjon Veliaj ka vendosur të mbrohet nga ish-deputeti socialist, Plarent Ndreca, të cilin gjykata e pranoi si avokat të kryebashkiakut në gjykimin e themelit me 30 të pandehur. Por përpara kësaj vendimmarrjeje të ndërmjetme, që i heq avokaten falas, Veliaj pati kundërshtime nga SPAK.
Dy prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani këmbëngulën se Ndreca është pyetur gjatë hetimeve paraprake, por gjykata vlerësoi se ky moment i marrjes së deklaratës së Ndrecës si person në dijeni nuk e bën të papërshtatshëm për mbrojtjen e Veliajt.
Momenti i dytë i përplasjes së avokatit Ndreca me SPAK-un ishte kërkesa që klienti t’i marrë fashikujt sipas ligjit. Ajo që u pa qartë gjatë gjykimit ishte fakti se Veliaj nuk i ka marrë ende fashikujt dhe se ditën e dorëzimit ka kërkuar avokatët për të qenë të pranishëm. Por prokurorët lexuan procesverbalin e hetuesve, që e përshkruanin Veliajn si konfliktual.
Avokati i Veliajt thotë se do t’i qëndrojnë kërkesës për marrjen e akteve siç kërkon ligji.
Mbas një procesi qe zgjati dy orë, gjyqtarja e posaçme, Engjëllushe Tahiri, vendosi ta shtyjë seancën për në datën 1 prill, ora 9:00.
Top Channel