Stërvitja e parë e Kombëtares për ndeshjen me Poloninë/ Cilët lojtarë nuk morën pjesë, njëri prej tyre pret të bëhet baba

23/03/2026 16:19

Kombëtarja shqiptare nisi sot përgatitjet për ndeshjen vendimtare të play-off të Botërorit ndaj Polonisë, që do të zhvillohet të mërkurën më 26 mars në Varshavë.

Sylvinho mblodhi grupin në stërvitjen e parë të javës, por jo të gjithë ishin të disponueshëm që në fillim.

Mungesat e ditës ishin të pritshme. Gjimshiti, Pilo, Ismajlaj, Aliji, Cake dhe Julian Shehu gjashtë lojtarët që luajtën të dielën me klubet e tyre qëndruan jashtë stërvitjes me qëllim rikuperimi, siç është praktika standarde në punën e kombëtareve. Ata priten të riintegrohen në grup në ditët në vijim.

Dy emra të tjerë munguan për arsye të ndryshme. Ramadani pritet të mbërrijë në darkë, pasi pret të bëhet baba, ndërsa Gripshi është gjithashtu në rrugë drejt kampit dhe pritet të bashkohet me skuadrën gjatë orëve të mbrëmjes ndërsa Uzuni nuk ka mbërritur ende për shkak të udhëtimit të largët.

Lojtarët e disponueshëm kryen një seancë me mini-lojë, duke dhënë shenjat e para të punës së Sylvinhos për ndeshjen ndaj polakëve. Asllani, që kishte shqetësuar pak tifozët gjatë javëve të fundit, u stërvit normalisht dhe duket se është në gjendje të mirë fizike, lajm i mirë ky për stafin teknik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB