J.D. Vance, Witkoff dhe Kushner takim me zyrtarët iranianë, zbulohet vendi ku do të mbahet samiti
Tregjet kanë lëvizur menjëherë, sapo presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se SHBA-ja dhe Irani po zhvillonin “biseda shumë të mira dhe produktive në lidhje me një zgjidhje të plotë dhe totale të armiqësive” të tyre në Lindjen e Mesme.
Tregjet kanë lëvizur menjëherë, sapo presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se SHBA-ja dhe Irani po zhvillonin “biseda shumë të mira dhe produktive në lidhje me një zgjidhje të plotë dhe totale të armiqësive” të tyre në Lindjen e Mesme.
Nafta bruto Brent ra me 13% në rreth 96 dollarë për fuçi. Çmimet e benzinës kanë rënë po ashtu. Trump shkroi fillimisht në Truth Social të hënën se kishte udhëzuar Departamentin e Luftës që të shtynte të gjitha sulmet ndaj objekteve energjetike të Iranit për një periudhë pesë-ditore, për të parë ecurinë e bisedimeve mes Washingtonit dhe Teheranit. Më pas presidenti amerikan ka thënë se “gjërat po shkojnë shumë mirë me Iranin”.
Megjithatë, ministria e Jashtme e Iranit ka mohuar se ka pasur ndonjë bisedë midis dy vendeve. “Nuk janë zhvilluar negociata me Shtetet e Bashkuara. Lajmet e rreme po përdoren për të manipuluar tregjet financiare dhe të naftës dhe për t’i shpëtuar moçalit në të cilin janë bllokuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli”, deklaroi Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad-Bagher Ghalibaf,
Përditësimet LIVE, 23 mars:
22:55 J.D. Vance, Witkoff dhe Kushner takim me zyrtarët iranianë, zbulohet vendi ku do të mbahet samiti
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, së bashku me të dërguarit e Presidentit Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, pritet të zhvillojnë një takim këtë javë me zyrtarë iranianë në Islamabad të Pakistanit.
Raportimet e fundit tregojnë pasojat dramatike të sulmeve ajrore amerikano-izraelite mbi qytetet iraniane, ku qytetarë të shumtë po paguajnë një çmim të lartë.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se ka biseduar me Presidentin amerikan, Donald Trump, duke thënë se ekziston një mundësi për të shfrytëzuar sukseset e ushtrisë izraelite dhe asaj amerikane për të arritur objektivat e luftës të parashikuara në marrëveshje.
Një paralajmërim i fortë është dhënë nga Mohsen Rezaei, ish-komandant i Gardës së Revolucionit dhe anëtar i Këshillit për Interesat e Shtetit të Iranit.
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad-Bagher Ghalibaf, deklaroi përmes një postimi në X se nuk po zhvillohen negociata me Shtetet e Bashkuara dhe se nuk është i përfshirë në asnjë bisedim të tillë.
18:45 Londra thërret ambasadorin iranian: Mjaft me spiunazhin dhe veprimet destabilizuese
Qeveria britanike e drejtuar nga Keir Starmer ka thirrur ambasadorin e Iranit në Londër në formë “proteste” për ato që i cilëson veprime destabilizuese dhe spiunazh në favor të Teheranit në territorin britanik.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani ka ende një mundësi për të arritur paqe, duke paralajmëruar se në të kundërt mund të ketë përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.
18:25 Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin
SHBA ka shënuar datën 9 prill si ditën e përfundimit të luftës kundër Iranit.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të “hapet shumë shpejt”, duke shtuar se do të dëshironte që kjo rrugë jetësore e transportit detar të vihej nën kontroll të përbashkët mes SHBA-së dhe Iran.
Aeroplanmbajtësja amerikane me energji bërthamore “USS Gerald R. Ford”, më e madhja në botë, mbërriti në bazën detare të Sudës në Kretë, pas një periudhe të gjatë operacionale në Lindjen e Mesme.
Ushtria izraelite njoftoi se po kryente sulme ndaj objektivave të regjimit iranian në “zemër të Teheranit”, vetëm pak momente pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, pretendoi se SHBA dhe Iran kishin zhvilluar “biseda produktive” me qëllim t’i jepnin fund luftës.
Irani ka mohuar të ketë zhvilluar ndonjë dialog me SHBA, duke i hedhur poshtë pretendimet e presidentit Donald Trump si një përpjekje për të ulur çmimet e energjisë dhe për të fituar kohë për plane ushtarake.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka reaguar pas njoftimit të presidentit të SHBA, Donald Trump, për një armëpushim pesë-ditor në sulmet ndaj objekteve energjetike iraniane, në kontekstin e bisedimeve produktive me Iran.
13:08 Deklarata e Trump për bisedimet produktive me Teheranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës bruto ‘Brent’
Çmimet e naftës ranë ndjeshëm pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, sugjeroi se bisedimet e vazhdueshme me Iran mund të çojnë drejt përfundimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani zhvilluan “biseda produktive” gjatë fundjavës, dhe se ai do të pezullojë sulmet ushtarake kundër centraleve të energjisë iraniane për një periudhë pesë-ditore.
12:11 Izraeli gati për luftë të zgjatur, Irani sfidon Trump: Do minojmë të gjithë Hormuzin
Teherani iu përgjigj ultimatumit të Donald Trump me kërcënimin se tani, do te minoje krejtësisht Ngushticën e Hormuzit. “Këtë herë, së bashku me ngushticën e Hormuzit, i gjithë Gjiri Persik do të bllokohet praktikisht, dhe përgjegjësia për këtë do të bjerë mbi palën kërcënuese: Kjo është hakmarrja e paralajmëruar nga Gardianët e Revolucionit, apo Pasdaranët, siç njihen ndryshe, nëse presidenti amerikan urdhëron vërtet bombardimin e centraleve elektrike iraniane me skadimin e afatit që përfundon sot.
Kremlini ka paralajmëruar për pasoja të pariparueshme në rast sulmesh ndaj centraleve bërthamore iraniane. Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, deklaroi se Rusia beson se çdo sulm ndaj objekteve bërthamore në Iran mund të ketë pasoja të pariparueshme.
11:23 Washington Post: Mojtaba Khamenei nuk ka vdekur, është i plagosur dhe i izoluar
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është i plagosur, i izoluar dhe nuk u përgjigjet mesazheve që i janë dërguar, raportoi të hënën në mëngjes gazeta Washington Post, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe izraelitë.
Një zyrtar i lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka kritikuar kombet “e mëdha” arabe dhe islamike për dështimin në mbështetjen e vendeve arabe të Gjirit në “kohë të vështira”.
Qeveria e Mbretëria e Bashkuar është “shumë e vetëdijshme” se mund të nevojitet mbështetje shtesë për familjet dhe bizneset, ndërsa çmimet e karburantit vijojnë të rriten për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
Këshilli i Mbrojtjes, organi më i lartë i sigurisë në Iran, deklaroi se e vetmja mënyrë që vendet jo-armiqësore të kalojnë përmes Ngushtica e Hormuzit është përmes koordinimit me Iranin.
Në një moment kur çmimet e benzinës dhe naftës po kapnin shifrën rreth 2.1 euro për litër në qytetet e mëdha dhe shumë më tepër në rrethe apo ishuj, qeveria greke shpalli një paketë të re masash për të përballuar rritjen e vazhdueshme të tyre , si pasojë e tensioneve dhe luftës në Lindjen e Mesme.
Top Channel