Deklarata e Trump për bisedimet produktive me Teheranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës bruto ‘Brent’
Një zyrtar i lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka kritikuar kombet “e mëdha” arabe dhe islamike për dështimin në mbështetjen e vendeve arabe të Gjirit në “kohë të vështira”.
“Ku janë institucionet arabe dhe islame funksionale, kryesorja ndër të cilat Lidhja Arabe dhe Organizata e Korporatës Islamike, ndërsa populli dhe kombet tona po përballen me këtë agresion të pabesë iranian?” Anwar Gargash, këshilltar i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, postoi në X. “Ku janë vendet ‘kryesore’ arabe dhe rajonale?”, shprehet ai.
Ai tha se “në këtë mungesë dhe paaftësi, është e papranueshme më vonë të flitet për rënien e rolit arab dhe islamik ose të kritikohet prania amerikane dhe perëndimore”.
“Shtetet arabe të Gjirit ishin një mbështetje dhe partner për të gjithë në kohë prosperiteti… ku jeni ju sot në kohë vështirësish?”, shtoi ai.
Gargash shkroi më parë se sulmet e Iranit do të “forconin partneritetet tona të sigurisë me Uashingtonin”, duke shtuar se “kjo është kostoja e llogaritjeve të gabuara të Iranit”.
Top Channel