Një 21-vjeçar në Lushnje është shpallur në kërkim, pasi i kanë gjetur në xhupin e tij një armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar lokalin, një bar-kafeje në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ku dyshohej se ndodhej shtetasi i armatosur dhe kanë ndërhyrë për arrestimin tij.

Gjatë ndërhyrjes shërbimet e Policisë kanë gjetur në xhepin e një xhupi, që ishte lënë në nga karriget e tavolinës ku ndodheshin 5 të rinjtë, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi i personit që posedonte xhupin dhe armën e zjarrit , konkretisht shtetasi  Marlind Sulo, 21 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ishte larguar pak minuta më parë për në një berberhane dhe do kthehej përsëri.

Po në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit Eri Kasapi, 20 vjeç, Saviol Shehu, 24 vjeç, Gledion Mullaj, 21 vjeç, Helio Toli, 20 vjeç dhe Lusian Sulo, 22 vjeç, të gjithë banues në Lushnjë, të cilit ishin në një tavolinë me shtetasin Marlind Sulo, dhe nuk treguan se kujt i përkiste xhupi dhe arma duke penguar Policinë në veprimet e saj.

Po në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Marlind Sulo, u gjet municion luftarak (fishekë).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit tip pistoletë, municioni luftarak, 1 automjet dhe 5 aparate celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, në ngarkim të 5 shtetasve të arrestuar, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në ngarkim të shtetasit M. S., të shpallur në kërkim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB