Një person është vrarë në fshatin Majac të Podujevës dhe dy të tjera janë plagosur.

Korrespondentja e Top Channel Leonita Bajrami raporton se si plagosur është edhe e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen tjetër. Mësohet se e dyshuara kishte tentuar t’i jepte fund jetës.

Dy të plagosurat janë dërguar në QKUK për trajtim dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e Kosovës ende nuk ka konfirmuar rastin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB