Evertoni mori një fitore të rëndësishme këtë të shtunë në Premier League angleze teksa në Goodison Park mposhti Chelsea duke e mundur pastër me rezultatin 3-0 duke u ngjitur në vendin e 7 të klasifikimit.

Njeriu i ndeshjes për skuadrën e drejtuar nga David Moyes ishte Beto autori i dy prej golave të Evertonit që ka meritën që nuk e lejoi Chelsea që të përfitonte nga humbja e Liverpool për ta parakaluar në klasifikim. Rezultati u zhbllokua në minutën e 33 pikërisht nga Beto dhe me shifrat 1-0 skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes për pushimin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Evertoni shënoi edhe 2 herë të tjera. Beto u bë sërish protagonist për skuadrën e tij teksa në minutën e 62 e çoi rezultatin në 2-0, ndërsa kur kishin mbetur 14 minuta nga fundi i sfidës, Everton shënoi edhe golin e tretë për të çuar rezultatin në 3-0 që mbeti i tillë deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit. Kështu Everton pas kësaj fitoreje shkon në 46 pikë, 2 më pak se Chelsea që mbetet në vendin e 6 dhe 3 më pak se Liverpool në vendin e pestë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB