‘Finalissima’, vijojnë polemikat, De La Fuente: Nuk mund të luhet nëse një prej rivalëve nuk do dhe ne donim të luanim
uventus do të presë këtë të shtunë Sassuolon ndaj së cilës do të kërkojë fitoren në kuadër të objektivit që është vendi i katërt në klasifikim. Trajneri Spalletti flet për fazën finale të kampionatit në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje.
‘Janë edhe 9 sfida për t’u luajtur dhe duke qenë se nuk mund të luajmë gjithnjë më mirë se kundërshtarët, do të duhet të gjejmë momentin thelbësor për të arritur rezultatet-tha Spalletti-është e nevojshme që të dimë të zgjedhim’.
Është folur shumë së fundmi për rikthimin e Vlahovic mes të grumbulluarve, por trajneri bardhezi nuk dha asnjë indicie në lidhje me këtë rast e madje as për gjendjen e Thuram. ‘Kemi pak probleme, të shohim nesër në mëngjes dhe do të zgjedhim-shtoi Spalletti-kemi disa lojtarë me ndonjë dhimbje të vogël, por lojtarët e stolit gjithnjë kanë qenë një ndihmë e madhe. Falë tyre, shpesh kemi gjetur zgjidhje për situata të ndryshme’.
Luciano Spalletti mund të rinovojë kontratën e tij me Juventusin gjatë pauzës së ndeshjeve të kombëtareve.
‘Mund të jetë momenti i duhur, ka më pak stres dhe nga ana ime është i gjithë disponibilitet për të dëgjuar atë çfarë klubi do të më thotë-tha trajneri toskan që më pas preferoi të mos flasë për merkaton e verës dhe sezonin e ardhshëm.
‘Bëj mirë apo keq të flas për vitin e ardhshëm? Nuk është ky momenti-tha Spalletti-ndeshjet kalojnë dhe ka gjëra për t’u vlerësuar, por ndihem mirë me këta djem’
Luciano Spalletti nuk ia kurseu elozhet skuadrës kundërshtare, Sassuolos dhe trajnerit të saj, Fabio Grosso. ‘Fabio Grosso është një trajner i zoti, unë i shoh ndeshjet e skuadrave ndaj të cilave luajmë-tha Spalletti-kur ata fitojnë topin, duan të rinisen menjëherë dhe të shkojnë përtej linjës mbrojtëse, quhet lojë direkte. Bëjnë mirë edhe në ndërtimin e sulmeve nga poshtë. Duhet t’u lëmë fushë në disa raste dhe në të tjera t’iu qëndrojmë shumë pranë, po kështu të jemi gati për shpejtësinë e tyre’.
Top Channel