LIVE/ Teherani godet sërish Kuvajtin, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, iranianët festojnë Vitin e Ri Persian nën kërcënimin e raketave

20/03/2026 13:15

Tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të rriten, ndërsa mëngjesin e sotëm u raportuar për një tjetër humbje në radhët e elitës iraniane.

Mediat shtetërore iraniane raportuan se Gjeneral Major Ali Mohammad Naini, zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, është vrarë. Sipas Gardës Revolucionare, Naini u vra në një “sulm terrorist frikacak amerikano-sionist në orët e para të së premtes, ditën e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit”.

Po ashtu, Teherani goditi sërish Kuvajtin, ku rafineria Mina Al-Ahmadi, që i përket Kompanisë Kombëtare të Naftës së Kuvajtit (KNPC), u shënjestrua herët nëmëngjes nga sulme me dronë, të cilat shkaktuan zjarre në disa nga njësitë e saj.

Nga ana tjetër, Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj kryeqytetit të Teheran, ndërsa në Iran po festohej Novruzi, njohur ndryshe si Viti i Ri Persian. Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, kishte deklaruar më herët se Irani ishte “i shkatërruar” dhe i paaftë për të pasuruar uranium apo për të prodhuar raketa balistike.

Përditësimet LIVE,  20 mars:

13:17 A do ta pushtojë Trump ishullin Kharg të Iranit? Administrata amerikane ‘presion’ Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton plane për të pushtuar ose bllokuar Ishullin Kharg të Iranit, me qëllim ushtrimin e presionit ndaj Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

12:33 Viti i Ri pers, Izraeli bombardon Teheranin, regjimi: Vendosim taksa për kalimin në Hormuz

Hyrja e Vitit të ri pers u shënua nga një valë bombardimesh të Izraelit mbi Teheran. Ushtria izraelite deklaroi se është duke shënjestruar “infrastrukturën” e qeverisë iraniane. Sulmi bëri që të akvitizoheshin menjëherë sistemet e mbrojtjes ajrore në kryeqytetin iranian.

11:29 Eliminimi i disa figurave kryesore të regjimit iranian/ Reagon lideri i ri suprem, Mojtaba Khamenei: T’u garantojmë sigurinë bashkatdhetarëve tanë, jo armiqve

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka deklaruar se siguria duhet t’u mohohet të gjithë armiqve të vendit, pas vrasjes së një ministri të lartë të inteligjencës në Teheran në fillim të kësaj jave.

11:21 Izraeli sulmon Iranin gjatë natës/ Qytetarët festojnë Novruzin, i njohur ndryshe si Viti i Ri Persian, nën zhurmën e shpërthimeve të forta ajrore

Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj kryeqytetit të Teheran, ndërsa në Iran po festohej Novruzi, njohur ndryshe si Viti i Ri Persian. Gjatë natës, Irani ka lëshuar gjithashtu disa valë raketash drejt Jerusalem. Sipas raportimeve, shpërthime të forta nga sistemet e mbrojtjes ajrore janë dëgjuar vazhdimisht mbi qytet.

09:26 U vra sot nga sulmet amerikano-izraelite, njihej si ‘zëri’ i Gardës Revolucionare të Iranit, kush ishte Ali Naini?

Regjimi iranian shënon një tjetër humbje në radhët e tij sot, pasi, siç u njoftua nga media shtetërore, zëdhënësi i Gardës Revolucionare, Ali Mohammad Naini, humbi jetën. Naini, i cili, siç tha Garda Revolucionare në një deklaratë, “ofroi shërbime për më shumë se katër dekada për Revolucionin Islamik”, kishte qenë zëdhënës i IRGC-së që nga korriku i vitit 2024.

09:18 Tjetër humbje në radhët e elitës iraniane, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naini

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Gjeneral Major Ali Mohammad Naeini, zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, është vrarë. Transmetuesi shtetëror i Republikës Islamike të Iranit (IRIB) raportoi vdekjen e Naeinit sot në mëngjes.

08:12 Netanyahu tha se lufta do përfundojë shumë shpejt, reagon Garda e Iranit: Po ndërtojmë ende raketa, do vazhdojmë derisa armiku të shterohet

Një zëdhënës i Gardës Revolucionare iu përgjigj të premten në mëngjes pretendimeve të Netanyahut se Irani nuk mund të prodhojë më raketa balistike. Sipas gazetës IRAN, Gjenerali Ali Mohammad Neini pohoi se “ne vazhdojmë të prodhojmë raketa balistike edhe në kushte lufte”.

07:59 Teherani godet sërish Kuvajtin, sulmon të njëjtën rafineri nafte që shënjestroi një ditë më parë

Një zjarr shpërtheu në rafineri të kompanisë shtetërore të naftës kuvajtiane për shkak të një sulmi me dronë, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve kuvajtiane KUNA.

07:47 Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, Shtetet e Bashkuara nisin avionë dhe helikopterë për të siguruar rrugën tregtare

Shtetet e Bashkuara duket se po shtojnë përpjekjet e tyre për të hapur Ngushticën e Hormuzit, duke dërguar avionë luftarakë për të goditur anijet iraniane dhe helikopterë Apache për të rrëzuar dronët iranianë, raportoi sot Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë ushtarakë amerikanë.

07:35 “Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

Forcat Ajrore Izraelite kanë hedhur mbi 12,000 bomba në Iran që nga fillimi i luftës, në më shumë se 8,500 sulme ndaj objektivave të regjimit. IDF njoftoi se, nga këto, 3,600 bomba janë hedhur vetëm në Teheran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB