Dominik Szoboszlai edhe në mbrëmjen e së mërkurës mahniti admiruesit e futbollit me fanelën e Liverpool. Hungarezi u transferua në Anfield Road nga Leipzigu në verën e 2023 për 70 milionë euro, por fati i tij mudn të kishte qenë me fanelën kuqezi të Milanit.

Ai që e zbulon këtë është pikërisht Zvonimir Boban që foli në studiot e Sky në lidhje me këtë çështje.

‘E ka nisur si një nr.10, te Salzburgu dhe Hungaria luante gjithnjë pas qendërsulmuesve-tregon Boban-ishte një rol problematik, por tani është shndërruar në një nr.8 të pastër që ishte e vetmja logjikë për ta bërë një kampion. Ka shumë talent, shikon lojën dhe e prek topin si pakkush në botë’

Më pas legjenda e futbollit kroat tregoi prapaskenat në lidhje me transferimin e munguar të Szoboszlai te Milani.

‘A më pëlqen në mënyrë të veçantë? Sigurisht që më pëlqen, i kishim mbyllur  tratativat për të, por në fund ardhja e tij nuk u realizua…-vijoi Boban-një futbollist shumë i bukur, jam i lumtur që e fitoi betejën me vetveten duke u bërë një lojtar i vërtetë. Nuk kishte shpejtësinë e duhur në lojën një për një për të qenë një numër 10, nuk mundej’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB