Europa League, përcaktohen çerekfinalistet, mes suprizave dhe konfirmimeve të më të “fortëve”, ja si ndahen çiftet e ardhshme
Celta Vigo, Freiburg dhe Nottingham janë tre prej skuadrave që i bashkohen Bragës në çerekfinale të Europa League. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, skuadra spanjolle arriti të fitojë sfidën e kthimit ndaj Olympique të Lyonit duke e mundur me rezultatin 2-0 në një ndeshje të cilën skuadra transalpine e mbylli me 9 futbollistë.
Sfida u shndërrua në një malore për Lyonin që në minutën e 19 kur Niakhate u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë. Megjithatë pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll me barazimin 0-0. Rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 61 me Celtan që shënoi me Javi Ruedan. Në minutat shtesë, Ferran Jutgla shënoi edhe golin e dytë, ndërkohë që Tagliafico e la Lyonin me 9 lojtarë. Në fund Celta preu biletën për në çerekfinale ku do të përballet me Freiburgun me skuadrën gjermane që shkatërroi Genk me rezultatin 5-1 duke përmbysur humbjen e sfidës së parë 1-0.
Nottingham Forest vuajti shumë por në fund arriti të presë biletën për në çerekfinale. Skuadra angleze iu fal serisë së gjuajtjeve të penalltive në ndeshjen e dytë ndaj Midtylland të cilën e mbylli 2-1 në favorin e saj në fund të 90 minutëshit dhe duke marrë parasysh ndeshjen e parë, rezultati i përgjithshëm shkoi 2-2 dhe kështu ndeshja shkoi në kohë shtesë e më pas te seria e penalltive ku Nottingham u tregua më i sakte duke e fituar këtë seri 3-0 për të shkruar emrin në çerekfinale të Europa League.
Top Channel