“Ajo la një trashëgimi të jashtëzakonshme”, sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio homazhe për Nënë Terezën 23/05 20:41
Irani ka ekzekutuar tre protestues antiqeveritarë, të cilët ishin dënuar për vrasjen e dy oficerëve të policisë gjatë protestave të janarit.
Sipas autoriteteve gjyqësore iraniane, të tre u shpallën fajtorë për vrasje dhe për akuzën “luftë kundër Zotit”, ndërsa u pretendua se kishin vepruar në favor të SHBA-së dhe Izraelit.
Protestat fillimisht nisën për arsye ekonomike, por më pas u përhapën në të gjithë vendin, duke u kthyer në një lëvizje të gjerë kundër qeverisë.
Të dhënat nga organizatat e të drejtave të njeriut tregojnë për pasoja të rënda: mijëra persona kanë humbur jetën gjatë përplasjeve, përfshirë protestues, civilë dhe anëtarë të forcave të sigurisë.
Top Channel