Ashtu siç pritej, duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, AEK i Athinës preu biletën për në çerekfinale të Conference League.

Skuadra greke ku luan portieri i kombëtares shqiptare Thomas Strakosha humbi në ndeshjen e dytë ndaj Celjes me rezultatin 2-0, por ishte një disfatë që nuk shkaktoi dëme duke qenë se në sfidën e parë AEK kishte fituar me rezultatin 4-0

U kualifikua për në çerekfinale edhe Fiorentina që eliminoi Rakow të cilën e mundi edhe në ndeshjen e dytë me të njëjtin rezultat si në sfidën e parë 2-1. Historitë e kësaj ndeshjeje u shkruan në pjesën e dytë kur u shënuan të gjithë golat me Rakow që shënoi e para me Struskin, por skuadra violë arriti të përmbysë gjithçka me golat e Ndur dhe Pongracic për të mbyllur këtë raund me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Në çerekfinale Fiorentina do të ketë si kundërshtar Crystal Palace që eliminoi Larnaca duke e mundur 2-1, një sukses që erdhi pas kohës shtesë duke qenë se koha e rregullt u mbyll 1-1 me skuadrën qipriote që e mbylli këtë ndeshje me 9 futbollistë

Një vend mes 8 skuadrave më të mira të Conference League shënoi edhe Mainzi që pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë, fitoi në të dytën me rezultatin 2-0 falë golave të Posch dhe Sieb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB