Qeveria britanike ka nisur zyrtarisht procedurat ligjore kundër Roman Abramovich për moszhbllokimin e 2.5 miliardë paundëve të fituara nga shitja e Chelsea të destinuara për viktimat e konfliktit në Ukrainë me oligarkun rus që nuk e ka autorizuar ende transferimin edhe pse ka skaduar afati i 90 ditëve.

Downing Street, përmes një komunikate zyrtare deklaroi se Roman Abramovich iu dha mundësia e fundit, por ai dështoi sërish duke konfirmuar synimin për ta çuar çështjen në gjykatë që të respektohen impenjimet e marra në 2022.

Por kjo çështje nuk ka të bëhet vetëm me kohën, por edhe shifrën dhe destinacionin; ndërsa Londra kërkon që e gjithë shuma të shkojë në zonat e goditura nga pushtimi rus, avokatët e ish pronarit të Chelsea duan të akordojnë vetëm 987 milionë pas rimbursimit të huave të brendshme, një pozicion që u bë akoma më kritike pas sanksioneve të fundit të Premier League për parregullsi financiare të kryera nga Chelsea në periudhën kur Abramovich ishte ende pronar i klubit londinez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB