I ndodhur mes të tashmes te të ardhmes, Napoli që kërkon të blindojë vendin në zonën Champions për të menduar sërish për luftën për titullin, nis te planifikojë lëvizjet e merkatos për sezonin e ardhshëm.

Mes emrave që janë lidhur tashmë me klubin napoletan si Tiago Gabriel dhe Juanlu Sanchez, shfaqet një tjetër dhe bëhet fjalë pikërisht për Sandro Tonalin.

Tonali te Napoli; pasuesi i Lobotkas dhe Anguissa në verë? Sipas  të përditshmes ‘Il Mattino’, mesfushori i Neëcastle dhe kombëtares italiane mund të bëhet objektiv i Napolit por nëse  do të ketë një apo më shumë largime të rëndësishme në repartin e mesfushës me Anguissa dhe Lobotka në krye. Nësë për kamerunasin do të bëhet gjithçka për të rinovuar, sllovaku mund të shitet nëse vjen ndonjë ofertë e rëndësishme. Më pas është edhe situata e De Bruyne, që tundohet nga një aventurë në Major League Soccer.

Merkatoja e Napolit; shfaqet emri i Sandro Tonalit. Duke u kthyer te Tonali, është e nevojshme të kujtohet edhe interesi i madh i Juventusit, por edhe deklaratat e fundit të agjentit të futbollistit, sipas të cilave fati i Tonalit do të jetë sërish në Premier League. ‘Nëse do të shkëlqejë në Botëror, me shumë mundësi në gjurmët e tij do të vijnë klube të kalibrit Manchester City dhe Arsenal-ishin fjalët e agjentit të Tonalit, Beppe Riso-pas Botërorit krijohen shumë situata’

Por Napoli, po ndjek me shumë vëmendje edhe situatën e Calafiorit nëse ai vendos të largohet nga Arsenali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB