Që forca e lidershipit të Carlo Ancelottit bazohej te dialogu kjo dihej, por gjithsesi është interesante dhe didaktike në të njëjtën kohë të vëzhgosh se si kjo mënyrë e menaxhimit të grupit nga Ancelotti gjen shprehjen më të mirë edhe në situata të një stresi të madh emotiv, siç është një finale e Ligës së Kampioneve

Është ky rasti i finales së vitit 2024 mes Borussias së Dortmundit dhe Realit të Madridit në Wembley të Londrës dhe në pushimin e pjesës së parë që ishte mbyllur 0-0. Në fundin e 45 minutave të para, Toni Kroos foli me Davide Ancelottin, djalin dhe njëkohësisht asistentin e trajnerit emilian duke i shpjeguar se ai dhe Mendy, mbrojtësi i majtë ishin në inferioritet numerik në atë krah pasi në skemën 4-3-3 të Dortmundit që drejtohej nga Terzic në atë kohë, ishin Ryerson, Sancho të ndihmuar nga Sabitzer kundër vetëm dy lojtarëve të Los Blancos. Dhe e gjithë kjo për shkak të vendosjes me skemën e rombit të Ancelottit me Bellingham në mbështetje të dyshes Vinicius-Rodrygo

Kur Ancelotti nis të shpjegojë atë çfarë duhet të ndryshojë, kuptohet se ai ka marrë sinjalizimet e Kroos dhe foli me kapitenin Carvajal, mbrojtësin e djathtë që në fakt ndërhyri duke thënë së se në mbrojtje kishin probleme në menaxhimin e hapësirës përpara qendërmbrojtësve dhe pas 3 mesfushorëve. Ancelotti, me një qetësi olimpike, sugjeron mënyrën si duhet të vendoseshin në fazën mbrojtëse duke dhënë disa opsione; me kalimin në krah të një prej sulmuesve me një mesfushë të ndihmuar nga Bellingham ose me skemën klasike 4-4-2. Pastaj shpjegoi se ishte rasti që të pritej Borussia Dortmund me një bllok më poshtë pasi u rrezikua shumë në pjesën e parë dhe se ishte rasti që të shfrytëzoheshin më shumë hapësirat e lëna nga kundërshtari ndaj Rudiger në këtë sistem të kalimit në krahë që u krijua. E njëjta gjë që u vu re nga Kroos në diskutimin me Davide

Një leksion i pastër në futboll, ku forca teknike dhe ajo mentale e një trajneri fitues ndërthuret me vetëdijen e futbollistëve të jashtëzakonshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB