Priste 12 kilogramë marijuanë me vlerë mbi 100 mijë euro nga Çekia, por surpriza në derë ishte krejt tjetër… policia 04/11 15:28
Një ushtar mbeti i plagosur në një bazë italiane në Jug të Libani, pasi disa mbetje raketash të shkatërruara ranë mbi të.
Sipas mediave të huaja ushtari i plagosur ka marrë disa plagë të lehta dhe dëmtime në njërin sy, por ai nuk gjendet në rrezik për jetën.
Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, është në kontakt të vazhdueshëm me Shefin e Shtabit të Mbrojtjes dhe me Komandën Operative të Forcave të Armatosura, si edhe me komandantin e kontingjentit italian në misionin UNIFIL.
Autoritetet italiane po ndjekin nga afër zhvillimet dhe po marrin përditësime të vazhdueshme për gjendjen e personelit ushtarak dhe situatën në terren.
Top Channel