LIVE/ Trump kërcënon NATO-n, Gjermania dhe Britania refuzojnë Presidentin amerikan: S’kemi lidhje me Hormuzin! Mojtaba Khamenei në gjendje kritike

16/03/2026 15:30

Sulmet dhe tensionet në Lindja e Mesme vijojnë të përshkallëzohen në ditën e 17-të të konfliktit.

Gjatë natës, disa sulme ajrore goditën periferitë jugore të Bejrut, ndërsa shpërthime u raportuan edhe në zona të tjera të Libanin jugor, në kuadër të përplasjeve mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Ndërkohë, tensionet kanë ndikuar edhe në trafikun ajror në rajon. Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait njoftoi pezullimin e përkohshëm të fluturimeve pas një incidenti të lidhur me një dron që shkaktoi zjarr pranë një rezervuari karburanti.

Në këtë situatë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA po zhvillon bisedime me disa vende për patrullimin e Ngushticës së Hormuzit, duke paralajmëruar se Uashingtoni “do të mbajë mend” se cilat shtete zgjedhin të mos ndihmojnë në këtë përpjekje.

15:16 Lufta në Lindjen e Mesme, Starmer i përgjigjet Trump-it: Ngushtica e Hormuzit nuk ishte kurrë një mision i NATO-s

Rihapja e Ngushticës së Hormuzit, një pikë strategjike për tregtinë globale të naftës dhe hidrokarbureve të tjera, nuk mund të konsiderohet një “mision i NATO-s”. Këtë e deklaroi kryeministri britanik, Keir Starmer, në një konferencë për media këtë të hënë.

13:14 “Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”/ Prestigjiozja britanike zbulon: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është në një gjendje kritike dhe po mbahet në jetë me ndihmën e makinerive të frymëmarrjes, shkruan The Sun.

12:26 Hormuzi, Gjermania i thotë ”Jo” Trumpit: Neve, mos na llogarisni. Zgjidhja e krizës në Gjirin Persik duhet të vijë me negociata

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, e përjashtoi mundësinë që Gjermania të marrë pjesë në një mision për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Në një intervistë për emisionin televiziv “Bericht aus Berlin”, ai theksoi se për momentin, Gjermania nuk do të përfshihet në këtë konflikt ushtarak.

10:53 Trump kërcënon NATO-n: Do e keni punën keq po nuk na ndihmuat me Ngushticën e Hormuzit

Donald Trump nuk e toleron një NATO indiferente ndaj konfliktin me Iranin: Presidenti i SHBA-së e paralajmëroi aleancën për një të ardhme “shumë të keqe” nëse ndihmon për hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë i tha Financial Times se vendet që përfitojnë nga kjo rrugë detare duhet të ndihmojnë në sigurimin e saj.

10:52 Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli njofton: Shkatërruam avionët që përdoreshin nga Ali Khamenei

Forcat e armatosura izraelite njoftuan se gjatë natës kanë shkatërruar një avion të përdorur më parë nga ish-udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei, në aeroportin Mehrabad të Teheranit.

10:01 Deklarata e Trump për luftën, Kina bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake

Kina ka reaguar pas deklaratave të fundit të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi se mund të shtyjë një samit me liderin kinez Xi Jinping nëse Pekini nuk ndihmon për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.

08:59 Bejruti tronditet nga sulmet ajrore, shkon në 850 numri i të vrarëve që nga nisja e konfliktit

Disa sulme ajrore goditën gjatë natës periferitë jugore të Bejrutit, ndërsa shpërthime u raportuan edhe në disa zona të Libanit jugor.

08:40 Sulm me raketë në Abu Dhabi, humb jetën një palestinez

Të paktën një person ka humbur jetën pasi një raketë goditi një automjet civil në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas autoriteteve lokale.

07:38 Patrullimi i Ngushticës së Hormuzit, Trump bën paralajmërimin e radhës: Do të mbaj mend vendet që nuk do të ofrojnë ndihmë

07:24 Incident me dron pranë një pike karburanti, pezullohen fluturimet në aeroportin e Dubait

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait ka pezulluar përkohësisht fluturimet pasi një dron u rrëzua mbi një pikë karburanti dhe shkaktoi zjarr.

07:38 Patrullimi i Ngushticës së Hormuzit, Trump bën paralajmërimin e radhës: Do të mbaj mend vendet që nuk do të ofrojnë ndihmë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi vendet që nuk ndihmojnë Amerikën për Ngushticën e Hormuzit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB