Një prej kandidatëve për çmimin Puskas me siguri do të jetë edhe Arda Guler që në ndeshjen e mbrëmjes të së shtunës kundër Elches mahniti ‘Santiago Bernabeun’ me një gol të jashtëzakonshëm të shënuar që nga gjysmëfusha e skuadrës së tij.

Mesfushori turk i Realit të Madridit shënoi një gol kryevepër nga një distancë prej rreth 70 m që coi në delir të gjithë impiantin mitik madrilen dhe bëri Alvaro Arbeloan të vërë duart në kokë i mahnitur nga goli shumë spektakolar.

Përpara se të ‘mbytej’ nga përqafimi i shokëve të skuadrës për të festuar, Arda ngriti duart lart sikur të mos kishte bërë diçka speciale. ‘Ndaj Osasunës goditi tramversën, tani e dërgoi topin brenda. Ka një futboll të mrekullueshëm, një gol i çmendur-komentoi Brahim Diaz

Pas ndeshjes, Arda Guler, duke e kuptuar magjinë që realizoi, bëri shaka në rrjetet sociale teksa postoi videon e golit të shoqëruar me frazën: ‘Don’t try this at home’ që përkthehet: ‘Mos e provoni në shtëpi’

Shiko këtu golin e Arda Guler

Top Channel

DIGITALB DIGITALB