Guardiola ka ende shpresë për titullin edhe pse thekson: Shanset e humbura na dhembin…por jam pozitiv
Real Madridi mori një fitore bindëse 4-1 ndaj Elche-s në një ndeshje ku madrilenët dominuan për pjesën më të madhe të takimit dhe e vulosën suksesin në minutat e fundit.
Skuadra e drejtuar nga Álvaro Arbeloa kaloi në avantazh në minutën e 39-të. Pas një topi në zonë, Antonio Rüdiger reagoi më shpejt se të gjithë dhe goditi menjëherë drejt portës, duke e dërguar topin në shtyllën e majtë të portierit për 1-0.
Pak para pushimit, në minutën e 44-t, madrilenët dyfishuan shifrat. Federico Valverde mori një pasim në distancë dhe lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zone, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të portës për 2-0. Në pjesën e dytë, Reali vazhdoi të kontrollonte lojën dhe gjeti edhe golin e tretë në minutën e 66-të. Pas një krosi të saktë nga Daniel Yáñez, qendërmbrojtësi Dean Huijsen u shkëput në zonë dhe me një goditje të fortë me kokë dërgoi topin në rrjetë për 3-0.
Elche reagoi në minutën e 85-të, kur një përpjekje për të larguar topin përfundoi në portën e vet nga Manuel Ángel Morán Ibáñez, duke ngushtuar shifrat në 3-1. Megjithatë, në minutën e 89-të gjithçka u mbyll përfundimisht. Pas një gabimi në dalje të portierit Matías Dituro, talenti turk Arda Güler përfitoi nga porta bosh dhe shënoi nga distanca për 4-1.
Në minutat shtesë, Elche iu afrua edhe një goli tjetër me një goditje me kokë të André Silva, por portieri Thibaut Courtois bëri një pritje spektakolare për të ruajtur avantazhin e thellë të madrilenëve.
Top Channel