“Kalova brenda ditës nga festa e 80 vjetorit të lindjes te humbja e vëllait”, mesazhi i Namik Dokles: Çfarë i bie njeriut, e mban

15/03/2026 10:46

Shkrimtari Namik Dokle në ditëlindjen e tij të 80-të ka përjetuar një përzierje emocionesh, nga festa te humbja e vëllait.

Në një mesazh të ndarë në rrjetet sociale, Dokle shkruan se më 11 mars kaloi nga maja e mirësisë anë zgrip të dëshpërimit, pasi i vëllai i tij Mensuri, ndërroi jetë.

“Thonë për vdekjen: “I bie gurit, e çan; i bie drurit, e than; i bie njeriut, e mban.””, e mbyll mesazhin shkrimtari, teksa falënderon njerëzit që i kanë qëndruar pranë në momentet e vështira.

FALENDERIM DHE MIRËNJOHJE…

Miq të shtrenjtë,

Më 11 mars kalova një ditë të jashtëzakonshme: nga maja e mirësisë, në zgrip të dëshprimit. Në mesditë, duke mbushur 80 vjet jetë, promovova librin “Atje ku dielli lind dy herë”, në mesnatë perëndoi jeta e tim vëllai, Mensurit. Tashmë jemi të përgjysmuar; një motër e dy vëllezër nuk janë më mes nesh.

Por ju, miq të shtrenjtë, ishit pranë nesh. Thonë për vdekjen: “ I bie gurit, e çan; i bie drurit, e than; i bie njeriut, e mban.” Dhe kjo gjë ndodh se njeriut i gjenden pranë miqtë, shokët, kolegët, familjarët…

FALENDERIM DHE MIRËNJOHJE PËR TË GJITHË! RESPEKT PA FUND”, shkruan ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB