Xabi Alonso te Liverpool, agjenti i trajnerit përgënjeshtron zërat
Simeone dhe Pellegrino shënuan në pjesën e parë, pastaj Ilkhan, autogoli i Keitas dhe Zapata lançoi ish-D’Aversa-n.
Java e 29-të e Serie A u hap me fitoren 4-1 të Torinos ndaj Parmës. Në një stadium gjysmë të zbrazët Olimpico Grande Torino pas protestave nga Curva Maratona kundër Cairo, Torino kaloi në epërsi në minutën e 3-të me anë të Simeones, i cili mposhti Suzukin pasi ky i fundit kishte goditur shtyllën.
Goditja e fuqishme me kokë e Pellegrinos në minutën e 20-të barazoi përkohësisht në pjesën e parë, dhe më pas në pjesën e dytë, dy gola vendimtarë erdhën brenda 60 sekondave. Në minutën e 55-të, Ilkhan shënoi nga afër pas një harkimi të Adams. Menjëherë pas kësaj, Simeone e dërgoi topin me volej në traversë dhe duke ia kthyer Keitës në rrjetë, një autogol i pafat, duke e çuar rezultatin 3-1.
Në fillim të kohës shtesë saktësisht në minutën e 91-të, Zapata me një gjuajtje të mrekullueshme me të djathtën nga distanca çon shifrat në 4-1dhe me këtë sukses Torino ngrihet në kuotën e 33 pikëve dhe I distancohet fundit.
Top Channel