Juventusi mori maksimumin nga triumfi në Udine teksa mposhti Udinesen në sfidën e javës së 29 të Serisë A. Në sfidën e zhvilluar në Bluenergy Stadium skuadra e drejtuar nga Spalletti arriti të fitojë ndaj friulanëve 1-0 ku vendimtar rezultoi Boga

Pjesa e parë ishte praktikisht e bllokuar megjithatë Juventusi arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Në minutën e 37, Boga  pas një asisti të Yildiz mposhti potierin e Udineses për t’i dhënë avantazhin Zonjës së Vjetër 1-0, një rezultat që mbeti i tillë deri në fund të këtij fraksioni. N

ë fillimin e pjesës së dytë, udinese pati shansin e artë për të barazuar rezultatin me Ekkelenkamp që me një gjuajtje pranë portës nuk mundi do të dërgojë topin në rrjetë. Në krahun tjetër ishte Koopmeiners që nuk shfrytëzoi siç duhej krosimin e Boga për të shënuar golin e dytë të Juventusit. Në fakt nuk vonoi shumë dhe goli i dytë për bardhezinjtë erdhi dhe ai që e shënoi ishte Francisco Conceição  me një gjuajtje me të majtën, edhe në këtë rast asisti ishte i Kenan Yildiz.

Por pas një verifikimi të gjatë në monitor, arbitri e anuloi golin për pozicion jashtë loje të Koopmeiners kështu rezultati mbeti 1-0. Pas këtij goli historitë e kësaj ndeshjeje nuk ndryshuan më deri në fund dhe kështu Juventus mori këtë fitore që e përfshin për momentin në zonën Champions të Serie A.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB