Milan, Allegri këmbëngul: Për Ligën e Kampioneve na duhen edhe 5 fitore, shpresojmë që Sheva të na sjellë fat…
Robert Lewandowski ende nuk e ka marrë një vendim për të ardhmen e tij. I intervistuar nga Sportweek, sulmuesi polak nuk dha asnjë indicie për atë çfarë do të ndodhë në qershor kur i skadon edhe kontrata me Barcelonën me Milanin dhe Juventusin që shpresojnë ta marrin me parametra zero
‘Sinqerisht, sot për sot nuk ka asgjë për të thënë-tha Lewandowski-dhe unë jam i sinqertë. Objektivi është të që arrij në fund të sezonit me numrin më të madh të fitoreve, golave dhe titujve dhe më pas të shohim. Nuk mendoj dhe ende nuk kam vendosur, për momentin nuk është një prioritet’.
Sulmuesi polak është përballur disa herë me futbollin italian, hera e fundit ka qenë në gjysmëfinalen e Champions League të vitit të kaluar mes Barcelonë dhe Interit. ‘Kemi mësuar shumë nga ajo sfidë e dyfishtë-vijoi Lewandowski-shënuam 6 gola por pësuam 7 dhe është e qartë që diçka nuk shkon. Nuk humbëm për meritë të Interit, por për fajin tonë. E përsëris, na shërbeu si mësim’
Futbollisti 37 vjeçar foli edhe për faktin që në të kaluarën ishte shumë pranë kalimit të Genoas.
‘Në 2010 isha ende në Poloni dhe po kaloja te Borussia Dortmund-tregon Lewandowski-Genoa donte të më blinte, kështu më ftuan për një ndeshje kundër Sampdorias. Isha kurioz të shihja si ishte klubi, stadiumi, ambienti dhe për të qenë korrekt me atë që shfaqi interesin për mua shkova për të parë derbin në Marassi. Ishte hera e vetme që kisha të bëj me një skuadër italiane’.
Lewandowski më pas foli për situatën te Barcelona, ku e sheh veten të bëjë kujdestarin e futbollistëve të rinj me perspektivë të garantuar.
‘Unë dhe shokët e mi të skuadrës jemi breza të ndryshëm, por për mua ishte e lehtë t’i kuptoja dhe të krijoja raport me ta-tha Lewandowski-por që procesi të funksionojë duhet të jetë në sens të dyfishtë, edhe ata duhet të kuptojnë si dhe kush jam unë. Flick gjeti një skuadër shumë, shumë të re dhe ka punuar për të gjetur formulën më të mirë, për të imponuar lojën e tij në një realitet të veçantë, duke u përshtatur dhe duke na bërë që të përshtatemi, ka në dispozicion futbollistë që mund të vendosin ndeshjen në çdo moment, por që munden ende të përmirësohen dhe të rriten. Procesi i ndërthurjes ishte vërtet interesant. Futbolli nuk është vetëm lojë dhe argëtim kur je në akademi, ata u deshën të kuptojnë se duhet të punojnë shumë për të evituar që të fitojnë tituj dhe ndeshje vetëm 1 herë dhe për të krijuar një mentalitet fitues që të zgjasë në kohë. Për ta bërë këtë, vetëm talenti natyral nuk mjafton, duhet edhe sakrificë dhe vazhdimësi dhe për këta djem ishte pak e vështirë, ashtu sic ishte për mua transferimi nga Polonia në Gjermani ku gjeta shokë skuadre të mësuar që të punonin fort, gjithnjë të përqendruar dhe të fortë’.
Top Channel