Në moshën 16 vjeç e 73 ditë, Max Dowman ka shkruar historinë e Premier League angleze teksa me fanelën e Arsenalit është futbollisti më i ri që ka shënuar gol në të gjithë historinë e kampionatit anglez.

Ky është nje tjetër rekord për xhevahirin e Topçinjve të Londrës që në muajin gusht u bë futbollisti i dytë më i rë në histori që bën debutimin në kategorinë më të lartë të futbollit në Angli(15 vjeç e 302 ditë), ndërsa në muajin nëntor u bë debutuesi më i ri në Ligën e Kampioneve (15 vjeç e 308 ditë)

Me fjalë të tjera, mesfushori i Arsenalit është me të vërtetë i paracaktuar, ‘Kaka i ri’ siç e thërrisnin te ekipet e moshave, Dowman është rritur me fanelën e Arsenalit të cilit i është bashkuar që në moshën 6 vjeçare. Por më pas ai i dogji etapat duke arritur shumë shpejt në skuadrën e parë për t’u vënë nën urdhrat e Mikel Artetës që sheh te ai jo vetëm cilësitë, por edhe maturinë që ai shfaq pavarësisht moshës së tij të re.

Përpara 2 muajsh, Arsenali nënshkroi me të një parakontratë që e lejon atë që të firmosë marrëveshjen e tij të parë si profesionist në ditëlindjen e tij të ardhshme, në 31 dhjetor siç parashikohet nga rregullat në Angli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB